Gjykata e Apelit në Katania ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn.Gjykata në maj ndryshoi masen e sigurisë duke e nxjerrë nga qelia në “arrest shtëpie” Habilajn.Për të gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Catanias tashmë kanë zgjedhur të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është urdhëruar më 19 qershor 2019.
Një vit më parë Moisi Habilaj u dënua me 15 vite e 5 muaj e 10 ditë burg me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.