63-vjeçari Shpëtim Kiri do të ekstradohet nga Gjermania për t’u përballur me drejtësinë shqiptare pas akuzave për trafik njerëzish. 63-vjeçari ishte shpallur në kërkim që nga 2018 gjatë operacionit “Garantuesi” të zhvilluar në Shkodër ku u shkatërruar një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafikun e njerëzve drejt Anglisë dhe SHBA.
Shpëtim Kiri ka qenë pjesë e grupit në rolin e transportuesit.
Ai është dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në korrik të vitit 2020 me 4 vite, 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit më shumë se një herë e kyer në kuadër të grupit të strukturuar” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Gjatë operacionit “GARANTUESIT” u arrestuan 9 shtetas pasi merreshin me trafik personash nëpërmjet një skeme që funksiononte në bazë të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme të identitetit.