COVID-19 ka shkaktuar tragjedi në familjen Cara në Rubik. Brenda një jave sëmundja i ka marrë jetën kryefamiljarit Hamit Cara, bashkëshortes së tij Dushe Cara dhe djalit të tyre të vetëm, Arben Cara.
Dhimbja ka tronditur jo vetëm fisin Cara, por mbarë opinionin për goditjen e rëndë që i ka dhënë një familjeje të vetme brenda pak ditësh.
Situata e pandemisë në vend po rëndohet dita ditës, me një numër të vdekurish që zyrtarisht luhaten në 19- 20 në ditë, por që sipas INSTAT mbi vdekshmërinë e tepërt , janë disa herë më shumë.