• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Transaksionet e pasurive të paluajtshme nuk ndalen, arrijnë rekord në tremujorin e dytë, …por popullsia po bie

19/10/2021
in Ekonomi
0
Më 2019 falimentuan 3361 biznese, shumica në tregti. Vetëm ndërtimi u rrit me 9%

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme po shënon rritje të shpejtë gjatë vitit të fundit.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se pas një ngadalësimi në tremujorin e parë të këtij viti, ky aktivitet u zgjerua sërish me shpejtësi në periudhën prill-qershor, kur transaksionet arritën në 230 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

INSTAT raporton aktivitetin e pasurive të paluajtshme në treguesin e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me çmime korente (të papërshtatura sezonalisht).

Siç duket edhe nga grafiku “Aktivitete të pasurive të paluajtshme, T I 2018-T II 2021” nga viti 2006 deri në fillim të 2008-s, ky segment ka pasur rritje të moderuar, me përjashtim të një kërcimi të përkohshëm në fillim të vitit 2014.

Nga fillimi i vitit 2018, tregu hyri në një cikël rritje më të shpejtë, që nuk ndaloi as me fillimin e pandemisë, kur vendi hyri në karantinë dhe ekonomia shënoi një cikël rënës të shpejtë, sidomos në tremujorin e dytë 2020, që u shoqërua me rënie të punësimit dhe konsumit.

Në kontrast, aktiviteti i pasurive të paluajtshme në këtë periudhë u rrit me mbi 6%, ndërsa e gjithë ekonomia ra me më shumë se 10%. Në vitin 2020, pesha e aktivitetit të pasurive të paluajtshme në Prodhimin e Brendshëm Bruto u rrit me gati 1 pikë përqindje, duke arritur në 6.55%, niveli më i lartë që nga viti 2009, sipas të dhënave të INSTAT.

Tendenca vijoi dhe në muajt në vijim dhe rritja e aktivitetit të pasurive të paluajtshme ishte sërish e fortë në tremujorin e dytë 2021.

Në mënyrë paradoksale, pesha që zë aktiviteti i pasurive të paluajtshme në ekonomi është në linjë të kundërt me atë që po ndodh me popullsinë e vendit, që në fakt janë dhe blerësit potencialë. Për shkak të plakjes natyrore dhe emigracionit të lartë, popullsia ka hyrë në një cikël tkurrës.

Në fund të vitit 2020, vendi kishte 2.83 milionë banorë, me tkurrje prej 3.7% në krahasim me 2008-n, ose rreth 110 mijë banorë më pak (ky është vlerësim, pasi vetëm në 2022 do të mësohet i saktë numri i popullsisë kur të bëhet Censi i INSTAT).

Për më tepër, popullsia në moshë të re, që është potenciale për blerjen e një banese, po bie me shpejtësi. Sipas INSTAT, pesha e popullsisë nën 40 vjeç (që potencialisht mund të marrë një kredi në bankë) në fund të  2020-s ishte 58.7%, nga 68% në vitin 2008.

Ndërkohë, çmimet e apartamenteve në Tiranë po shtrenjtohen vazhdimisht, ndërsa pagat nuk po rriten me të njëjtin ritëm, duke ulur fuqinë blerëse reale. Sipas Bankës së Shqipërisë, që nga viti 2013-2014, çmimet mesatare të apartamenteve janë rritur me rreth 43% deri në fund të vitit 2020.

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group. Çmimet luhaten nga rreth 700-800 euro/m2 në periferi deri në 4 mijë euro/m2 në kullat në qendër të qytetit.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se për të njëjtën periudhë (2014-2020) paga mesatare në vend është rritur me rreth 18% në vlerë nominale (nga 45.5 mijë lekë në muaj në 2014-n, në 53.7 mijë lekë në muaj për 2020-n). Por e indeksuar me inflacionin mesatar vjetor, rritja reale e pagave është rreth 5% (sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat zyrtare për inflacionin nga INSTAT).

Një individ me pagën mesatare 45.5 mijë lekë në vitin 2014 i duhej të punonte rreth 50.6 vjet për të blerë një shtëpi 90 metra katrorë, e llogaritur me çmimin mesatar të vitit përkatës. Gjashtë vite më vonë, një individ me pagën mesatare 53.7 mijë lekë do të duhet të punojë rreth 69.3 vjet, ose gati 19 vjet më shumë[1] (pa llogaritur marrjen e një kredie, krahasimi është bërë për të treguar se sa ka rënë fuqia blerëse nga shtrenjtimi i lartë i banesave në raport me ritmet e rritjes së pagës reale), sipas një publikimi të mëparshëm të Monitor.

Operatorët e tregut pohojnë se aktiviteti i pasurive të paluajtshme në pjesën më të madhe nuk po nxitet nga ekonomia reale, por nga kanalizimi i parave informale në këtë sektor, sidomos në apartamentet e shtrenjta.

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor
Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

Marrë nga Monitor.al

Tags: instatPasurite e paluajtshmerekordtransaksione
Previous Post

Premiera e filmit të James Bond/ Pse nuk ishit i pranishëm? Rama përgjigjet me batutë: Nuk jam elitë, por një katunar Surreli

Next Post

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh, VV përballet me dy parti të mëdha më 14 nëntor

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Kosovë zgjedhjet/ 21 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë në raundin e parë, PDK merr 4, LDK dhe AAK nga 2

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh, VV përballet me dy parti të mëdha më 14 nëntor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.