• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ekspertët: Kriza e transportit publik ka ekzistuar gjithmonë! Shkak trafiku dhe rritja e çmimit të karburantit

22/10/2021
in Ekonomi
0
Ekspertët: Kriza e transportit publik ka ekzistuar gjithmonë! Shkak trafiku dhe rritja e çmimit të karburantit

Në kulmin e krizës që ka përfshirë transportin publik, por edhe atë ndërqytetas, ministrja Belinda Balluku bëri bashkë në një tryezë përfaqësues të Shoqatës për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Balluku njoftoi se për operatorët do të nisë rilicensimi, proces që do të kryhet përmes platformës e-transport. Ministrja dha garancinë se licencat do t’i marrin vetëm operatorët që e meritojnë dhe plotësojnë kriteret.

Përfaqësuesit e transportit kërkuan edhe që të rregullohen oraret e autobusëve dhe terminalet. Për këtë të fundit, Bashkia e Tiranës tha se brenda 6-mujorit kryeqyteti do të ketë një terminal modern me të gjitha kushtet. Pas rritjes së çmimit të naftës, Shoqatat e Transportit paralajmëruan rritje te çmimit të biletave dhe kërkuan tryezë të përbashkët diskutimi për disa kërkesa ekonomike.

I ftuar në studion e emisionit ‘Ekonomi Plus’, kryetar i Shoqatës së Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja foli për këtë krizë të krijuar nga mungesa e flotës së plotë të shërbimit të transportit urban.

“Ne kemi më shumë se dy vite që i kemi intensifikuar problemet e transportit publik. Këto transporte operojnë me humbje, për arsye të çmimit të naftës e shumë të tjera. Gjendemi para këtij hendeku qoftë për çmimin, pasi ne kemi kërkuar ndryshimin e çmimit të biletës që nuk ndryshon me vendimin e Këshillit Bashkiak. Fakti që punojmë me humbje tregon se nuk punojmë dot. Tani nuk kemi kushte për të operuar me flotëne plotë të transportit. Çmimi i karburantit dhe trafiku i rënduar na shkaktojnë këtë. Me çdo financierë kompanie kemi diskutuar por nuk ka asnjë mundësi për të operuar me flotën e plotë. Ky kolaps i ka kaluar pritshmëritë që i prisnim. Deri tani ka qenë e përballuar nga bizneset, por është e pamundur tani. “

Qoshja u shpreh se kompesimi i taksave nga DPSHTR ishte i vetmi kompensim që ndodhi dhe nuk pati asnjë kompesim tjetër pas goditjes së mbylljes nga pandemia.

Ekspert Transporti, Dashnor Memaj i ftuar në studion e emisionit përballë moderatores Klaudja Karabolli pohoi se sektori i transportit publik u godit tepër nga rritja e çmimit të karburantit.

“Faktorët ekonomik dhe infrastrukturor ka qenë gjithmonë një problem tek ne. Natyrisht që sektori urban apo ndërqytetas u godit nga rritja me 10-15% më shumë nga rritja e çmimit të karburanteve. Pra e gjitha për efekt ekonomik. Mungesa e terminaleve apo mungesat e disa kushteve përbën një tjetër shkak të mos mbarëvajtjes së këtij sektori. Një rrezik tjetër është mungesa e sensibilizimit të qytetarëve për të përdorur transportin publik. Mbetet për t’u parë në vijim pasi ka pas edhe masa për të rritur përdorimin masiv nga qytetarët të këtij shërbimi. Ne si union kemi bërë kërkesa ekonomike si rritja e taksës së qarkullimit apo edhe taksës, po ashtu edhe për çmimin e biletës elektronike të transportit ndërqytetas. “.

Ndërkohë ka nisur aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të paligjshme të transportit ndërqytetës. Sa i përket dy kërkesave kryesore të përfaqësuesve të Shoqatës së Transportit, për reduktimin e TVSH-së nga 20% në 6%, si dhe heqjen e akcizës për naftën, Ministria e Infrastrukturës nuk premtoi një zgjidhje, por do të bëjë rolin e ‘avokatit’ tek Ministria e Financave. Takimi në Ministri erdhi vetëm pak ditë pasi operatorët shkurtuan me 50% numrin e mjeteve që nxjerrin në qarkullim, duke shkaktuar vonesa deri në 40 minuta nëpër stacione. Kërkesat e Shoqatës së Transportit Urban minimalisht i kushtojnë buxhetit të shtetit 4.1 milionë euro. Konkretisht vetëm plotësimi i kërkesës për uljen e TVSH-së nga 20% që është aktualisht në 6%, në një vit i kushton buxhetit 1.8 milionë euro. Kërkesa e dytë për heqjen e akcizës që është 37 lekë për litër kushton në një vit 2.3 milionë euro.

Tags: albanewsdashnor memajekonomi plusRixhin Qoshjatransporti publik ne kolaps
Previous Post

Dimri mund të mos ekzistojë më! Shkencëtarët flasin për një stinë të re, ja si do të quhet

Next Post

Biznesi pas zgjedhjeve lokale/ Iseni: Rritja e çmimeve në RMV preku disa sektorë, zgjedhjet pasqyruan mosbesimin tek politika

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Biznesi pas zgjedhjeve lokale/ Iseni: Rritja e çmimeve në RMV preku disa sektorë, zgjedhjet pasqyruan mosbesimin tek politika

Biznesi pas zgjedhjeve lokale/ Iseni: Rritja e çmimeve në RMV preku disa sektorë, zgjedhjet pasqyruan mosbesimin tek politika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.