• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Tregu i komisioneve në sigurime, rreth 40 milionë euro

21/10/2021
in Ekonomi
0
Tregu i komisioneve në sigurime, rreth 40 milionë euro

Tregu i komisioneve në sigurime preku vlerën e rreth 4.87 miliardë lekëve ose rreth 40 milionë eurove vitin e kaluar.

Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se vlera e shpenzimeve të marrjes në sigurim, që konsistojnë kryesisht në komisione të paguara për agjentët, vitin e kaluar shënoi një rritje modest me 0.3% krahasuar me një vit më parë.

Megjithëse primet e shkruara bruto vitin e kaluar pësuan një rënie me 5.7%, të shkaktuar kryesisht nga efektet e pandemisë, komisionet e agjentëve sërish shënuan rritje, megjithëse në një masë shumë të vogël.

Komisionet për agjentët janë një nga mekanizmat kryesorë të konkurrencës mes kompanive të sigurimeve në Shqipëri. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka vlerësuar se nivelet e komisioneve në sigurime në tregun shqiptar janë shumë të larta. Për këtë arsye, në ligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” është vendosur që këto komisione të kufizohen, të paktën për këto produkte, që zënë edhe peshën kryesore në strukturën e primeve të tregut shqiptar të sigurimeve. Fillimisht, AMF kishte propozuar që niveli i komisionit të rregullohej me ligj, në masën 12%. Por, në variantin final të ligjit u vendos që kjo çështje të rregullohet me akte nënligjore nga AMF.

Në fillim të këtij muaji, AMF nxori për konsultim publike dhe rregulloren e posaçme “Për komisionet e ndërmjetësimit”. Sipas projektrregullores, shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, nuk mund të aplikojnë në total komisione ndërmjetësimi, për çdo policë të shitur, më të lartë se 20% e primit të shkruar bruto, nga 1 janari i vitit 2022. Ndërkohë, duke filluar nga 1 janari 2023, komisioni tavan do të ulet në 18% të primit të shkruar bruto. Vendosja e niveleve tavan të komisioneve synon të rrisë eficiencën e shpenzimeve të kompanive të sigurimit të jo-jetës. Vitin e kaluar, shpenzimet e marrjes në sigurim rezultuan madje edhe më të larta se dëmet neto të paguara nga siguruesit (përjashtuar dëmet e paguar nga risiguruesit).

Nivelet e propozuara të komisioneve maksimale janë ndjeshëm më të ulët se ato ekzistuese. Mbështetur në të dhënat e Raportit të Mbikëqyrjes së AMF-së, për vitin e kaluar raporti i shpenzimeve të marrjes në sigurim për produktin MTPL (sigurimi i detyrueshëm i mjeteve për përgjegjësitë ndaj palëve të treta) ishte mesatarisht 35.2% në nivel tregu.

Në pjesën dërrmuese, këto shpenzime janë komisione që shkojnë për agjentët. Niveli i lartë i komisionit iu krijon agjentëve hapësira për të negociuar çmimin me blerësin e policës së sigurimit. Kur agjentët ofrojnë çmim më të ulët se ai i shkruar në policën e sigurimit, diferenca mes çmimit të shkruar në policë dhe atij real të paguar nga i siguruari zbritet nga komisioni që agjenti përfiton prej kompanisë së sigurimit./E.Shehu


Marrë nga Monitor.al

Tags: Autoriteti i Mbikëqyrjes FinanciareTregu i komisioneve në sigurime
Previous Post

Përse Mbretëresha Elizabeth nuk e pranoi çmimin “E moshura e vitit”

Next Post

Arabi Saudite/ ‘Parku ekstrem i naftës’ destinacioni më i ri turistik

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Arabi Saudite/ ‘Parku ekstrem i naftës’ destinacioni më i ri turistik

Arabi Saudite/ ‘Parku ekstrem i naftës’ destinacioni më i ri turistik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rruga e Lumit të Vlorës

    PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident i rëndë në Berat, ‘BMW-ja’ merr përpara 4 makina të tjera, autori ia mbath (FOTOT nga vendngjarja )

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shënohet viktima e parë e mitur në Greqi nga COVID, 15 vjeçarja ndërron jetë pas shtrimit në spital

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.