• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Tregu i punës ende i brishtë, overdraftet e individëve ngelen poshtë nivelit të para pandemisë

26/08/2021
in Ekonomi
0
Tregu i punës ende i brishtë, overdraftet e individëve ngelen poshtë nivelit të para pandemisë

Përdorimi i paradhënieve bankare ose overdrafteve nga individët ende nuk po arrin nivelet e periudhës para pandemisë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti vlera totale e overdrafteve të përdorura nga individët kishte vlerën e 7.43 miliardë lekëve, me një rritje modeste me 0.8% krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me muajin shkurt 2020, para nisjes së pandemisë, vlera e overdrafteve është në rënie me rreth 5.6%.

Paradhënia bankare për individët është zakonisht një produkt i lidhur me llogaritë e pagamarrësve, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore. Rënia e overdrafteve pas shpërthimit të pandemisë mund të interpretohet si pasojë e keqësimit të treguesve të punësimit dhe uljes së shpenzimeve konsumatore.

Pjesërisht, një tendencë e ngjashme po vërehet edhe në segmentin e kredisë konsumatore që jepet për mallra jo të qëndrueshme. Në mesin e këtij viti, vlera e këtij portofoli arriti në 31.7 miliardë lekë, me një rritje të vogël prej 1.3% krahasuar me muajin shkurt 2020. Rritja e kredisë konsumatore ka ardhur pothuajse e gjitha në segmentin e mallrave të qëndrueshëm, të lidhur me investimin në automjete, pajisje elektrike, elektronike, etj. Këta janë tregues të tërthortë të faktit se rimëkëmbja e konsumit në ekonomi ngelet ende e pjesshme.

Megjithëse Prodhimi i Brendshëm Bruto këtë vit i është kthyer rritjes, ndikimin më të madhe ka dhënë rritja e investimeve, ndërsa rritja e konsumit duket ende e zbehtë. Sipas Instat, për tremujorin I 2020, formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me mbi 21%, ndërsa konsumi final i popullatës me vetëm 1.5%.

Në analizën e fundit të muajit gusht, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konstatonte se pavarësisht përmirësimit të ekonomisë reale, tregu i punës ka shfaqur një ecuri të plogësht në tremujorin e parë. Niveli i punësimit vijon të mbetet poshtë atij të regjistruar përpara pandemisë, norma e papunësisë në tremujorin e parë u rrit në 11.9%, ndërsa presionet e tregut për rritjen e pagave janë ende të zbehta. Bazuar në ecurinë historike, Banka e Shqipërisë gjykon se rritja e qëndrueshme e punësimit dhe e pagave do të ndjekë me vonesë kohore zgjerimin e kërkesës për mallra e shërbime. /E.Shehu

Marrë nga Monitor.al

Tags: overdraftepandemiaparadhenie bankaretregu i punes
Previous Post

‘Ky realitet i ri është i hidhur’, Merkel: Evakuimi nga aeroporti i Kabulit do të përfundojë brenda pak ditësh

Next Post

Fuoristrada i preu rrugën, ky është shoferi Bardhi Proda që humbi jetën në aksidentin tragjik

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Fuoristrada i preu rrugën, ky është shoferi Bardhi Proda që humbi jetën në aksidentin tragjik

Fuoristrada i preu rrugën, ky është shoferi Bardhi Proda që humbi jetën në aksidentin tragjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.