GREQI– Nuk gjen paqe Greqia nga krimet që po pasojnë njëri-tjetrin në mënyrë të shpeshtë. Ngjarja e tre muajve më parë në Glyka Nera, duket se është përsëritur pasi një 26-vjeçare u gjend ditën e sotme e vdekur në breg të detit në Folegandros.
Protothema raporton se 26-vjeçarja, Garyfalia, kishte shkuar për pushime me të dashurin e saj në Folegandros, por fatkeqësisht kjo përfundoi në tragjedi . E reja është gjendur e vdekur në breg të detit mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që për të dashurin e saj nuk ka akoma asnjë të dhënë.
Familjarët e Garyfalias, janë në gjendje shoku, pasi nuk kanë asnjë ide çfarë mund të ktë ndodhur me vajzën e tyre dhe po presin një përgjigje sa më të shpejtë nga autoritetet. Nga ana tjetër edhe familjarët e të dashurit të saj janë në ankth, pasi nuk ka asnjë shenjë jete as për djalin e tyre dhe shpesh dëgjohen skenare për askident apo vrasje të dy të rinjve.
26-vjeçarja me origjinë nga Velo, Korinth ka studiuar për farmaci dhe kishte shkuar për pushime me të dashurin e saj, i cili është nga Vrachati, Korint. Disa dëshmiratë okularë kanë treguar rreth herëve të fundit kur e kanë parë vajzën dhe ajo ishte e vetme duke dalë nga makina me një çantë shpine dhe po priste një person në një zonë shkëmbore të plazhit.