SHBA– Donald Trump ka kërcënuar hapur pasardhësin e tij, Joe Biden.
Në fjalën që mbajti gjatë vizitës së tij në Texas, Trump tha se amendamenti i 25 për të nuk përbën asnjë lloj rreziku ndërsa shtoi se ai që u ngrit për shkarkimin e tij, do të përfundojë duke ‘gjuajtur’ Joe Biden dhe administratën e tij.
Kështu, sipas Trump, Biden duhet të ketë kujdes me dëshirat që shpreh, shkruan CNN.
“Amendamenti i 25-të është me rrezik zero për mua, por do të kthehet përsëri në ndjekje të Joe Biden dhe administratës së Biden, siç thotë shprehja, ki kujdes se çfarë dëshiron,”- tha Trump ndër të tjera.
Trump në fund të vërejtjeve të tij mbi këtë temë bëri thirrje për “paqe dhe qetësi” dhe gjithashtu “respekt për zbatimin e ligjit dhe njerëzit e mëdhenj brenda zbatimit të ligjit”.
Pse akuzohet Trump?
Demokratët po përpiqen ta detyrojnë të largohet presidentin Trump nga detyra, para se të përfundojë mandati i tij. Të mërkurën e javës së kaluar, Trump mbajti një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ligjvënësit u përgatitën të konfirmojnë fitoren e zgjedhjeve presidenciale të Joe Biden në Kongres.
Në tubim, presidenti mbajti një fjalim në të cilin ai vazhdimisht hodhi dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve. Menjëherë pas kësaj, protestuesit sulmuan Capitolin. Demokratët dhe disa republikanë kanë argumentuar se fjalimi i Trump arriti nxitjen, prandaj si pasojë erdhi edhe sulmi.