• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Turistët polakë mund të stepen për të zgjedhur Shqipërinë pas karantinës 10 ditore në diskutim

06/07/2021
in Ekonomi
0
Turistët polakë mund të stepen për të zgjedhur Shqipërinë pas karantinës 10 ditore në diskutim

Turistët polakë që po fluturojnë drejt Shqipërisë me chartera që prej mesit të majit përbëjnë grupin kryesor të turizmit të organizuar që po frekuenton bregdetin shqiptar.

Por një vendim i fundit që po diskutohet në qeverinë polake mund të penalizojë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë. Përfaqësues të kompanive polake në Shqipërinë thanë për “Monitor” se kjo nuk është diçka që lidhet me Shqipërinë në mënyrë të drejtpërdrejtë por se e cenon atë nëse do të vihet në jetë.

“Vendimi për momentin ende nuk është miratuar dhe mbetet pezull. Ky vendim parashikon 10 ditë karantinë nëse kthehesh në Poloni nga një vend që nuk është pjesë e Shengen. Bëhet fjalë gjithmonë për njerëzit që ende nuk janë vaksinuar. Gjithsesi vendimi parashikon që nëse po këta individë kryejnë një test për COVID pas 7 ditësh në karantinë dhe ai rezulton negativ atëherë nuk ka nevojë që të vijojë të mbahet karantina” thanë këta përfaqësues.

Vendimi i qeverisë polake nisi të diskutohet si efekt i rritjes së rasteve të atyre që kanë rezultuar të infektuar me variantin Delta të virusit. Nga Ministria e Shëndetësisë në këtë vend u konfirmua se rastet me këtë variant ende nuk ishin të shumta por vendosja e këtyre masave bëhet për të mos pasur rritje të shpejtë.

Përmasat e ndikimit të këtij vendimi të qeverisë polake që ende s’ka hyrë në fuqi mbeten të paqarta edhe për vetë operatorët shqiptarë pasi aktualisht sezoni turistik është në vazhdim dhe rezervimet janë kryer ndërkohë që mund të ndikojë si frenues për ata që ende nuk e kanë kryer një të tillë. Përfaqësues të strukturave hoteliere në vend thanë se kjo sigurisht nuk do t’i shërbejë pozitivisht turizmit vendas. Në një rast si ky sipas turoperatorëve shqiptarë duhet të jetë qeveria e cila duhet të lobojë për të krijuar akses që Shqipëria e cila aktualisht ka një risk të ulët për përhapjen e COVID-19 të trajtohet më vete me një marrëveshje.

Të dhënat e fundit për lëvizjen e shtetasve në vend tregojnë se në janar-mars një ndër vendet me hyrjet më të larta, ishte Polonia 4,5 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm në maj në vendin tonë kanë hyrë 4.701 shtetas polakë ndërkohë që turoperatorët kanë konfirmuar se minimalisht janë mbi 20 chartera  në javë që vijnë për turizëm të organizuar të përqendruar kryesisht në Durrës. 

Marrë nga Monitor.al

Tags: karantine 10 ditorePoloniTuristët polakë
Previous Post

Buxheti i “emergjencës” shkurtoi fondet për shëndetësinë dhe arsimin, i rriti për infrastrukturën

Next Post

Krujë/ Vrau bashkëshorten me thikë brenda në makinë, arrestohet 51-vjeçari

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Krujë/ Vrau bashkëshorten me thikë brenda në makinë, arrestohet 51-vjeçari

Krujë/ Vrau bashkëshorten me thikë brenda në makinë, arrestohet 51-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.