Turqia ka nisur sërish ‘ngacmimet’ në det, këtë herë Turqia në Mesdheun Lindor duket më afër se kurrë me Greqinë, teksa po vijon kërkimet në juglindje të Rodosit për të vijuar në lindje të Kretës.
Greqia ka vendosur ‘vijën e kuqe’, vetëm 6 milje detare nga ishulli i fundit kufitar, teksa anija ‘Oruc Reis’ herën e fundit lundroi 9 milje nga Kastellorizo. Kjo lëvizje e turqëve ka ngritur alarmin tek grekët, të cilët ngritën murin mbrojtës në det me 5 anije luftarake për t’i dhënë turqve një mesazh se janë gati.
Anija ‘Orus Reic’ vijon të shoqërohet nga anije luftarake turke duke i neglizhuar paralajmërimet e anijeve greke teksa duket se tensionet tashmë kanë kapur kulmin në Mesdheun Lindor. Ndërkohë Greqia ka lokalizuar edhe 3 nëndetëse turke që qëndrojnë në Egjeun juglindor, sipas të cilët përbëjnë një kërcënim nga Turqia.