Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shqiptarin që u arrestua teksa u kap në prani të Alket Rizait, i cili kishte marrë leje nga burgu ndërsa endej i lirë në rrugë në Greqi me makinë luksoze. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte në kërkim për disa vepra penale.
Mediat greke raportojnë se ai rezultonte i kërkuar për vrasjen e Roland Shembitrasit dhe plagosjen e Gjergji Kapaj në tetor 2017 në Glifadha të Athinës. Shembitrasi, të cilit policia shqiptare i sekuestroi para pak kohesh rreth 1 milion euro pasuri, u ekzekutua në ambientet e “Joy Bar” në zonën luksoze të Glifadhas në Athinë. Bashke me të u plagos dhe Gjergji Kapaj dhe dy shtetas greke. Media greke i referohet shtetasit shqiptar të arrestuar me pseudonimin “Taqi shqiptari” i cili konsiderohet një vrasës shumë i rrezikshëm.
Mësohet se për 45-vjeçarin kishte dalë një urdhër-arrest në 14 janar të këtij viti. Ndërkohë, policia greke ka zbuluar se bashkëpunëtor i tij në vrasjen e Shembitrasit ishte dhe shtetasi grek Kostas Asimakopoulos, 38-vjec i njohur me pseudonimin “I ziu”, i cili është vrarë jashtë banesës së tij në Iliupoli në 28 dhjetor të vitit që lamë pas. Si shkak të vrasjes policia ka zbuluar se ishin konfliktet në trafikun e drogës dhe çështje të tjera të paligjshme.
Gjithashtu është zbuluar se 45-vjecari shqiptar është autor i gjobëvënës ndaj një tregtari makinash në shtator 2020 në Athinë. Ai ishte pjesëtar i një grupi prej 10 personash qe i kërkonte tregtarit të kthente një shume prej 10 mijë euro tek një pjesëtar i grupit të tyre pas një shit-blerje makine. Për këtë ata ushtruan dhune tek tregtari dhe dy shtetas të tjerë dhe dëmtuan tre mjete me dem total rreth 70 mijë euro. Për këtë kishte nisur çështje penale nga Prokuroria e Athinës me 11 janar të këtij viti.