DURRËS– Zbardhen detaje nga e shkuara e Jetmir Bregut, 32-vjeçari që u qëllua për vdekje me kallashnikov pasi doli nga mjeti i tij në Durrës. Burime për “Abc” bëjnë me dije se pista kryesore ku edhe po hetohet është fakti se i riu nga Durrësi ishte dënuar me 4 vite burg në Itali dhe ishte liruar para vitit 2013.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 32-vjeçari ishte kapur me heroinë. Marrë shkas nga këto të dhëna të fundit të zbuluara, Policia e Shtetit ka përqëndruar hetimet tek prishja e pazareve të drogës.
32-vjeçari ishte me origjinë nga Hasi dhe jetonte në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë. Ai la pas një fëmijë të vogël, ndërkohë që e shkuara e tij nuk është fort e ‘pastër’.