Tiranë- 65-vjeçari që u ekzekutua mëngjesin e sotëm tek Piramida, i identifikuar si Behar Sofia ka një të shkuar të përfshirë në aktivitete kriminale të narkotikëve.
Behar Sofia, biznesmeni nga Berati ka qenë i arrestuar së bashku me Abdulselam Turgut disa vite më parë për trafikun e dhjetëra kilogramëve drogë nga Turqia në Shqipëri. Bizneseve të tij pranë stadiumit Dinamo në Tiranë i janë vendosur shpesh tritol me qëllim paralajmërimi.
Gjithashtu 66-vjeçari në gusht të vitit 2009 ka qenë një ndër emrat e përfshirë në ngjarjen e Durrësit ku u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.
Kush është Abdulselam Turgut ?
Bosi i mafias turke, Turgut ka lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. TURGUT është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, TURGUT është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”. Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të TURGUT-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga MALEK ZADEH dhe Forcat QUDS.