Atjon Lopci, i riu shqiptar që u plagos një ditë më parë me thikë pas shpine në Itali ka ndërruar jetë në spital pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra. Ai iu nënshtrua një operacioni mjaft delikat dhe më pas ndërroi jetë pas disa orësh në gjendje kome.
Mediat italiane shkruajnë se shkak për sherrin janë bërë mosmarrëveshjet për tregtinë e drogës. Autorët e kësaj ngjarje të rëndë janë ende në kërkim nga policia.
Blutë kanë mundur t’i identifikojnë ata nga dëshmitë e personave që u ndodhën në vendin e ngjarjes ku mbeti i vrarë 26-vjeçari.
Ata janë dy shqiptarë me rekorde kriminale për ngjarje që datojnë në vitet 1992 dhe 2000. Kërkimet për kapjen e tyre janë shtrirë në të gjithë vendin.