FIER– Dosja.al ka mësuar emrat e personave që humbën jetën mëngjesin e sotëm nga aksidenti tragjik në Fier. Mësohet se viktimat janë burrë e grua, Ndue dhe Pashkë Preçi, banues në fshatin Shtyllas.
Të dy ishin nisur për tek vajza e tyre, banuese në fshatin Qarr, por nuk mbërritën dot kurrë. Në aksin rrugor Levan- Qarr, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, në orën 07:20, dolën nga rruga bashkë me mjetin e llojit “Toyota” dhe përfunduan në një lokal me ujë.
Burrë e grua humbën jetën në vend, ndërsa zjarrfiëksja mbërriti në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat. Një nga banorët e zotëm tregon se dy udhëtarët ishin gjallë para se të mbërrinte si dhe se një person me emrin Faik i ka parë që i binin xhamit të pasmë e donin të dilnin.
“Më mori në telefon një Bujar Troka këtu. Më tha hajde me sekonda se është mbytur një makinë. Ndeza zetorin dhe vij brenda 10 minutave këtu te vendi i ngjarjes. Takoj një Haki, nuk e di ca mbiemri ka. Ku është makina i thash, ka rënë brenda në ujë. Po personat ku janë, janë brenda tha ai. Në këtë unë marr papagallin e zetorit, i futem te xhami i mbrasëm, e godas dhe i nxjerr personat. I vë litarin makinës dhe e nxjerr lartë, personat ishin mbytur. Kur Hakiu ishte këtu, po shikonte që donin të dilnin nga xhami i mbrasëm dhe i binin xhamit. I thash pse s’more një gur që ta thyeje që të dilnin,”- shprehet ai për Neo Alb.