Një 19-vjeçar është qëlluar me thikë para banesës së tij në Gjilan dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka ndërruar jetë në spital, pak çaste më vonë.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia e Gjilanit tha se ka marrë një informatë se në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar, pasi dyshohej se ishte qëlluar me një mjet të mprehtë.
Policia në vendin e ngjarjes tha se i plagosuri me iniciale E. S, u transportua menjëherë në spital.
Media kosovare mëson së bëhët fjalë për Engjëll Smërqakun (në foto), i cili është therur para banesës së tij në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan.
I riu është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë.
Rrethanat e ngjarjes, që mbeten ende të paqarta, po hetohen nga policia dhe prokuroria.
Rreth orës 01:55 nga QKUK u konfirma se i plagosuri që u dërgua nga Gjilani në Prishtinë, kishte ndërruar jetë.