• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

U vra nga 28 mercenarë, çfarë dimë deri me tani nga ekzekutimi i presidentit të Haitit

10/07/2021
in Botë
0
U vra nga 28 mercenarë, çfarë dimë deri me tani nga ekzekutimi i presidentit të Haitit

Presidenti i Haitit Jovenel Moise u vra nga disa të armatosur që sulmuan rezidencën e tij private në kryeqytetin, Port-au-Prince, në 7 korrik, shkruan BBC.

Po çfarë deri më tani për vrasjen e presidentit të Haitit?

Një grup personash të armatosur mësynë shtëpinë e Presidentit Moise në lagjen Pelerin në orën 01:00 të mërkurën 7 Korrik.

Moise u gjet i shtrirë, këmisha e tij e bardhë ishte e mbuluar me gjak, dhe syri i majtë ishte nxjerrë jashtë, tha një polic. Ai u qëllua në kokë, në kraharor dhe në ijë duke humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zonja e Parë, Martine Moise, u qëllua gjithashtu por arriti të mbijetonte. Ajo është dërguar me Florida, në SHBA dhe thuhet se është jashtë rrezikut për jetën. Vajza e çiftit, Jomarlie Moise, u fsheh në dhomën e gjumit të vëllait të saj dhe arriti të shpëtonte. Ajo dhe dy vëllezërit e saj  ndodhen në “vende të sigurta”, thanë zyrtarët.

Si hynë sulmuesit në shtëpinë e presidentit?

Sipas disa videove , të cilat nuk janë verifikuar ende, por që mendohet se janë marrë ndërsa sulmuesit hynë në shtëpinë e presidentit, shihen disa  burra të armatosur të veshur me të zeza. Ata bërtitën në anglisht: “Operacionet e DEA-S, të gjithë të qëndrojnë pa lëvizur.

Ambasadori i Haitit në SHBA-së Bocchit Edmond, tha se ndërsa sulmuesit ishin maskuar të si agjentë të drogës amerikane,  ishte e pamundur që ata të ishin amerikanë. Personat e armatosur lidhën dy anëtarë të stafit të brendshëm, ndërsa vazhduan të bërtisnin “operacioni i DEA”, raporton abcnews.al

Ata plaçkitën zyrën e Moise dhe morën serverat me pamjet e kamerave të vëzhgimit nga rezidenca. Dy zyrtarët e lartë të sigurisë të ngarkuar me sigurinë e Miïse janë nën hetim dhe do të paraqiten në seancat e planifikuara në 13 dhe 14 Korrik.

Si u larguan sulmuesit nga vendi i ngjarjes?

Deri më tani ka shumë pak informacione se çfarë ndodhi menjëherë pas ngjarjes apo se si sulmuesit u larguan.

Shefi i policisë së Haitit tha se 24 orë pas vrasjes së Moise kishte filluar një “betejë” e ashpër me armë në lagjen Pelerin. Ai tha gjithashtu se oficerët shpëtuan tre policë të cilët ishin marrë peng nga personat e armatosur.

Ndërsa katër të dyshuar u vranë gjatë sulmit me armë. Ndërsa 11 prej të dyshuarve u larguan në kompleksin diplomatik të Tajvanit në Port-au-Prince. Zyrtarët tajvanezë thanë se ishin informuar nga policia e Haitit se të dyshuarit ishin fshehur në kompleks në 8 korrik, më shumë se 24 orë pas sulmit.

Tajvani lejoi hyrjen e policisë dhe të 11 të dyshuarit që fshiheshin brenda u arrestuan. Trupi i një personi të dyshuar për armë u gjet në çatinë e një shtëpie. Dy të dyshuar të tjerë u gjetën të vdekur shumë afër shtëpisë së presidentit, raporton abcnews.al

Kush janë të dyshuarit?

Gjithsej janë 28  të dyshuar, nga të cilët

-17 janë arrestuar

-3 janë vrarë

-8 ende janë në kërkim

Shefi i policisë Charles tha se 26 nga të dyshuarit janë kolumbianë dhe dy të tjerët janë amerikanë të Haitit. Këta të  fundit janë identifikuar si James Solages, 35 vjeç dhe Joseph Vincent, 55. Të dy ndodhen në paraburgim.

Sipas policisë, ata thanë ishin punësuar si përkthyes. Të dy pretendojnë se nuk ishin në dijeni se ishin pjesë e planit për të vrarë presidentin, pasi menduan se do të shërbenin si përkthyes.

Gjuhët zyrtare të Haitit janë kreolishtja dhe frëngjishtja, ndërsa kolumbianët dyshojnë se flasin spanjisht. Kolumbia ka konfirmuar se të paktën gjashtë nga të arrestuarit janë ish-anëtarë të forcave të armatosura të vendit.

Të dy kolumbianët që janë gjendur të vdekur pranë rezidencës së presidentit janë identifikuar  nga zyrtarët haitianë si Mauricio Javier Romeo Medina dhe Duberney Capador Giraldo.

Gazeta kolumbiane El Tiempo thotë që të dy ishin ish-oficerë të moshës 45 dhe 40 vjeç. Zyrtarët thanë se një i dyshuar kishte qenë në Haiti “për tre muaj”, por hulumtimi nga El Tiempo sugjeron që disa prej tyre mbërritën në Haiti në 6 qershor, duke kaluar kufirin tokësor nga Republika Dominikane.

Sipas gazetës, ata kishin qëndruar dy ditë në Republikën Dominikane,  dhe vizituan  një vend të njohur turistik. Sipas fotove të publikuara në rrjetet sociale, ata shihen duke pozuar pranë një monumenti të Christopher Columbus, raporton abcnews.al

Cili është motivi?

Zyrtarët e Haitit janë të bindur se personat e arrestuar janë mercenarë dhe se ata ishin paguar për të vrarë presidentin.

Përparësia e policisë është gjetja e “organizatorit” që qëndron pas  atentatit.  Ndërkohë kryeministri  Klod Jozef tha: Presidenti Moise ka kundërshtuar “disa oligarkë në vend dhe ne besojmë se këto nuk janë pa pasoja. Sidoqoftë ai nuk foli më tej për dyshimet e tij.

Nuk ka dyshim që Moise, i cili ishte një eksportues i bananeve përpara se të kandidonte për president bëri shumë armiq gjatë kohës së tij në detyrë. Kritikët e tij e akuzuan atë për përdorimin e bandave për të frikësuar kundërshtarët e tij, akuza të cilat ai i hodhi poshtë.

Në vitin 2018, vendi u përfshi nga protesta të shumta pasi presidenti u përpoq të rrisë çmimin e  karburantit dhe në fillim të këtij viti kohëzgjatja e  mandatit të tij krijoi shumë konflikte me personalitete të fuqishme. Fakti që ai kishte qeverisur falë një dekreti për një vit e gjysmë pasi vendi dështoi në zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në tetor 2019 shkaktoi trazira duke e cilësuar si një udhëheqës autoritar.

Plani i tij për të mbajtur një referendum kushtetues nxiti edhe më shumë personat që e kanë akuzuar vazhdimisht presidentin për dëshirën e tij për të rritur fuqinë e ekzekutivit. Por kur ai tha në shkurt se një përpjekje për ta vrarë dhe për të përmbysur qeverinë e tij kishte dështuar, shumica e cilësoi si një justifikim për të hequr vëmendjen nga akuzat.

Mbi të gjitha, përkundër  paqëndrueshmërisë politike në Haiti, hera e fundit që një president i Haitit u vra ndërsa ishte në detyrë ndodhi në 1915, më shumë se 100 vite më parë. 

Tags: ekzekutohet presidentiPresidenti i tahititi
Previous Post

Operacioni i SPAK për tenderin në Ministrinë e Brendshme, reagon Yuri Kim

Next Post

Aksident në Gramsh, autobusi bie në përrua

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Aksident në Gramsh, autobusi bie në përrua

Aksident në Gramsh, autobusi bie në përrua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.