Të frikësuar nga shpërthimet, të tmerruar nga sulmi rus shumë ukrainas zgjodhën të largohen nga vendi i tyre duke shkuar në Poloni.
Një tren i planifikuar nga Kharkiv, në lindje të Ukrainës, me disa qindra pasagjerë në bord mbërriti pasditen e së enjten në qytetin polak, pranë kufirit me Ukrainën.
“Ne kemi qenë shumë me fat që dolëm nga Ukraina me trenin e dytë që largohej. Kemi kaluar gjashtëmbëdhjetë orët e fundit duke përdorur të gjitha mundësitë për të ardhur këtu. Ne jemi … shumë njerëz, shumë miqtë tanë do të marrim statusin e refugjatit, por ne jemi me fat që planifikuam akomodimin dhe jemi shumë të lumtur që kemi miqtë tanë në Poloni që janë të gatshëm të ndihmojnë njerëzit”, u shpreh Aleksandër, refugjat nga Kievi.
Edhe në rajonet lindore të kontrolluara nga separatristët rusë me dhjetëra ukrainas po përpiqen të largohen për të shpëtuar nga rreziku.