Kosovë- Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën 245 persona të infektuar me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus.
Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19 të martën janë shëruar 189 persona, derisa raste aktive janë 6,429.