• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

UNICEF: 35 mijë shqiptarë në varfëri nga kriza e luftës, më e larta në rajon bashkë me Kosovën

22/10/2022
in Ekonomi
0
UNICEF: 35 mijë shqiptarë në varfëri nga kriza e luftës, më e larta në rajon bashkë me Kosovën

Rreth 35.4 mijë shqiptarë pritet që t’i shtohen numrit të të varfërve në vend, si rrjedhojë e ndikimit që do të ketë lufta në Ukrainë në ecurinë ekonomike të vendit.

Shifra është publikuar në raportin e fundit të UNICEF për pasojat e luftës në varfërinë e fëmijëve.

Raporti gjen se nga 35.4 mijë persona që do të bien në varfëri në vend, rreth 9 mijë prej tyre janë fëmijë. Kjo rritje e varfërisë për rreth 6 mijë fëmijë do të përkthehet në 743 vite të humbura shkollimi, vlerëson UNICEF, që është programi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët.

Shqipëria dhe Kosova kanë vlerësimin më të lartë për popullsinë që do të bjerë në varfëri si rrjedhojë e pasojave të luftës. Për Kosovën, shifra është edhe më e lartë dhe arrin në 41.5 mijë persona.

Në Serbi, listës së të varfërve, pritet t’i shtohen 28 mijë persona, në Bosnjë 17 mijë, në Maqedoninë e Veriut 5.5 mijë, në Mal të Zi, 913.

Në raport me popullsinë e vitit 2021, Kosova kryeson për numrin e lartë të personave që do të bien në varfëri, me 3.7% të totalit të popullsisë, e ndjekur nga Shqipëria me 1.5%, ndërsa më të ulët efektin do ta ketë Mali i Zi (0.1%) dhe Maqedonia e Veriut (0.4) dhe Serbia (0.6).

Raporti i UNICEF thotë se lufta në Ukrainë, dhe rritja e kostos së jetesës si pasojë e saj, ka zhytur miliona fëmijë të tjerë në varfëri në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore në muajt e fundit.

Lufta në Ukrainë dhe rritja e inflacionit kanë zhytur katër milionë fëmijë të tjerë në varfëri – një rritje prej 19% që nga viti 2021 – thotë studimi, duke theksuar se fëmijët mbajnë peshën kryesore të krizës ekonomike të shkaktuar nga konflikti.

Raporti thotë se ndërsa fëmijët përbëjnë 25% të popullsisë, ata përbëjnë gati 40% të 10.6 milionë njerëzve shtesë në varfëri këtë vit.

Shqipëria dhe Kosova kanë dhe numrin më të lartë të fëmijëve që do të bien në varfëri në rajon, me përkatësisht 1.2 dhe 2.1% të totalit të fëmijëve.

“UNICEF po jep alarmin për pasojat e kësaj lufte dhe po u bën thirrje qeverive të ofrojnë mbështetje jashtëzakonisht të fortë për mbrojtjen sociale dhe të zbatojnë programe të ndihmës në para për familjet më të rrezikuara me fëmijë”, tha Adeline Hazan, presidente UNICEF France, për AFP.

Pasojat e varfërisë së fëmijëve shkojnë shumë përtej vështirësive financiare të familjeve: sa më e varfër të jetë një familje, aq më e madhe është përqindja e të ardhurave të shpenzuara për nevojat bazë, si ushqimi dhe karburantet.

Dhe kur kostoja e nevojave themelore rritet, paratë e disponueshme për nevoja të tjera si shëndetësia dhe arsimi ulen. Si rezultat, fëmijët më të varfër kanë më pak gjasa të kenë akses në shërbimet thelbësore dhe janë më të prekshëm ndaj dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit, thotë agjencia e OKB-së.

Rritja e varfërisë së fëmijëve në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore mund të rezultojë në 4,500 fëmijë të tjerë që të vdesin para ditëlindjes së tyre të parë dhe 117,000 fëmijë të tjerë të braktisin shkollën vetëm në vitin 2022, paralajmëron UNICEF.

Burimi: UNICEF
Tags: albanewskriza e luftesunicefvarferia ne shqiperi
Previous Post

Fitoi ‘Topin e Artë’, zbulohet shuma e majme që përfiton Benzema

Next Post

Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, në pasiguri prej luftës në Ukrainë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Gjermania përfshihet nga rritja më e fortë e çmimeve të ushqimeve në histori

Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, në pasiguri prej luftës në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.