Angelina Jolie po preferon të ketë si shoqërues fëmijët e saj në premierat e filmit. Dhe jo vetëm kaq, por të bijat po “i vjedhin” stilin aktores, duke zgjedhur fustane nga dollapi i saj për paraqitjet në tapetin e kuq. Madje, e kthyen këtë gjë në trend dhe mos u çudisni kur të shihni më shumë fëmijë të famshmish të riciklojnë veshjet e prindërve.
Zahara veshi fustanin e argjendtë Elie Saab Haute Couture të aktores për premierën e “Eternals” në Los Aangeles, ndërsa Shiloh u shfaq me një version të përshtatur të një fustani ngjyrë bezhë Gabriela Hearst që Jolie kishte veshur së fundmi në Paris. Kjo e fundit preferoi sërish të zgjidhte një fustan të nënës së saj për premierën e Londrës.
Shiloh Jolie-Pitt u shfaq në Londër me fustanin bardh e zi Dior, që e ëma e e veshi në një konferencë për shtyp për “Maleficent: Mistress of Evil”, në vitin 2019. Fustani origjinal i Jolie ishte me i gjatë dhe me rripa më të trashë. Ndërsa Shiloh e kishte ndryshuar duke e bërë më rinor dhe më të shkurtër. Në sy ra edhe Vivienne, e cila kishte veshur të njëjtin fustan ngjyrë kremi që kishte në premierën e javës së kaluar. Kurse Zahara, e cila tërheq gjithmonë vëmendje me stilin e saj, këtë herë zgjodhi një fustan të verdhë.