Dita e sotme shënon edhe ditën e dytë, prej nisjes së vaksinimit kundër Covid-19 në Shqipëri.
I ftuar në ABC e Mëngjesit, epidemiologu Dritan Ulqinaku ka treguar më shumë detaje rreth këtij vaksinimi.
Ai u shpreh se vaksina ruhet nga nga Instituti i Shëndetit publikë dhe Policia e Shtetit. Ndërkohë po vaksinohen stafi mjekësor jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë saj.
“Këto vaksina ruhen nga Instituti i Shëndetit Publikë dhe Policia. Të punosh me viruset është kërkuar akull i thatë dhe për tu transportuar ruhet aty. Ata që po vaksinohen janë staf mjekësor, edhe jashtë Tirane, si në Krujë, Durrës dhe Vlorë. Në fillim mjekët në vijën e parë, më pas epidiomiologët e terrenit dhe pastaj do vijojnë të tjerët. Në javën e tretë të janarit do vijnë edhe 10 mijë, ndërsa në shkurt 20 mijë doza të tjera se 1 mijë doza që janë nuk mjaftojnë. Vaksina do minimalisht dy javë për reagimin, që do të thotë duhet të vazhdosh me mbajtjen e maskës”, tha Ulqinaku.