ANGLI- Vala e dytë e pandemisë ka “mbërthyer” fort Anglinë. Infektimet atje po shtohen dita ditës edhe me kufizimet që jabë vendosur në vend për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është shprehur se situata sa do të vijë dhe të përkeqësohet nëse nuk merren masa të reja për të bllokuar vendin.
Ai ka thënë se gjendja e vendit tonë do të shkojë si qyteti i Lombardisë në Itali. Në një dokument të bërë publik nga mediat britanike, ministrave u është thënë se nëse nuk merren veprime të menjëherëshme atëherë spitalet Covid do të jenë të tejmbushur deri në datën 17 dhjetor.
“Ministrave u është thënë në terma të qarta se nëse nuk ndërmerren veprime të mëtejshme, me ritmin aktual të infeksioneve në rritje, çdo shtrat spitali në Angli do të jetë plotë deri më 17 dhjetor. Këtu mund të ketë një përsëritje të skenave në Lombardi në Itali në fillim të pandemisë: të sëmurët vendosen në sallat e operacionit ose korridoret.”, shkruhet në mediat britanike.
Që nga fillimi i pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 965,340 persona të infektuar ndërsa 45 955 kanë humbur jetën.