Zhvendosja e portit të Durrësit në Porto Romano ka bërë më emergjente ndërtimin e infrastrukturës së përshtatshme ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxituar të prokurojë vazhdimin e ndërtimit të rrugës në lotin 3.
Fondi limit për këtë procedurë u caktua mbi 1.2 miliardë lekë apo 10.2 milionë euro. sipas relacionit teknik të projektit të ARRSH specifikohet se gjatësia e rrugës është 8.1 kilometra. Kategoria e rrugës është A2.
“Gjatësia e segmentit rrugor të projektuar 8 166 km së bashku me degëzimet. Gjerësia e kurorës; 26.1 m me 2 karaxhade të ndara midis tyre me hapësirë 2.6 m. 2x(2×3.75) korsi kalimi+2×2.75 (korsi emergjence) +2×1.5m bankinë të pasfaltuar. Ky projekt është ndarë për zbatim në 3 Lot –e. Nga (km 0+00 ÷ 2+100) rruga zhvillohet në vijë të drejtë dhe në km 0+160 ka të realizuar një rrethrrotullim.
Punimet ne këtë objekt janë realizuar ne baze te kontratës të lidhur ndërmjet BOE ;“SIAC+Alb Building” shpk. dhe ish Drejtorisë se përgjithshme të Rrugëve. Punimet në këtë objekt kanë përfunduar sipas proces verbaleve të Akt kolaudimit dhe janë marrë në dorëzim punimet e kryera të këtij projekti brenda vlerës së kontratës së nënshkruar.
Nga (km 2+100 ÷ 4+800) zhvillohet në vijë të drejtë dhe në km 2+190 ka të realizuar një rrethrotullim. Punimet në këtë objekt janë realizuar në bazë të kontratës të lidhur ndërmjet BOE;“Gener 2 +Karl Gega+Spartaku” shpk dhe ish Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
Punimet në këtë objekt kanë përfunduar sipas proces verbaleve të Akt kolaudimit dhe janë marrë në dorëzim punimet e kryera të këtij projekti brenda vlerës së kontratës së nënshkruar” thuhet në dokumentin e ARRSH.
Kompanitë e interesuara sipas njoftimit të ARRSH do të kenë mundësi të paraqesin ofertat e tyre lidhur me zbatimin e projektit deri më 18 tetor.
Ky është një nga disa projekte të rëndësishme që ARRSH po prokuron gjatë këtij viti. Pak ditë më parë u mbyll edhe gara për shtatë procedura të tjera që lidhen me ndërtimin e Unazës së Tiranës dhe lidhjen e saj me Bulevardin ku fondi limit i kalonte 120 milionë euro për të shtatë këto lote.
Marrë nga Monitor.al