GJIROKASTËR- Spitali i Gjirokastrës ka reaguar pas deklaratave të familjarve të 20- vjeçares, Klea Muxhaj. Sipas njoftimit zyrtar, 20- vjeçarja ka shfaqur komplikacione dhe nuk ka mundur t’ju shpëtoj dhimbjeve.
REAGIMI I SPITALIT:
Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme. Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë. Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen. Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.