GREQI– Një DJ është gjetur i vdekur në një tarracë të njohur në qendër të Selanikut. ‘CNN.gr’ raporton se 48-vjeçari u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme.
Sipas informacioneve artisti humbi jetën ndërsa po ndihmonte një koleg të përgatitej për shfaqjen që do jepte. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur për publikun.
Ndërkohë, katër persona janë shoqëruar në komisariat për të dëshmuar për vdekjen e DJ-t.
Me urdhër të prokurorisë, lokali ku pritej të performonte DJ, aty ku u gjet dhe i vdekur, është mbyllur. Nuk dihet nëse vdekja e tij ishte e qëllimshme, apo për shkaqe natyrale.