Ish Presidenti Republikës franceze, Valéry Giscard d´Estaing vdiq të Mërkurën, 2 Dhjetor, në moshën 94 vjeç. Ai ishte shtruar në spital në Tours (Indre-et-Loire) që nga nëntori. Valéry Giscard d´Estaing lindi më 2 shkurt 1926, në Koblenz (Gjermani), ku babai i tij, Edmond Giscard, ishte drejtor i financave për Komisionin e Lartë Francez në Rheinland, një rajon i pushtuar atëherë nga ushtria Franceze. I zgjedhur në krye të Francës në moshen 45 vjeçare ao mishëroi ndryshime pa ndërprerje dhe transformon – brenda një kohe të shkurtër ne shoqërinë franceze.
Duke mbrojtur si kryetar shteti një “shoqëri të përparuar liberale”, presidenti i ri votoi ligke te vecanta si ai per ulken e moshes madhore nga 21 në 18 vjeç, dekriminalizimin e abortit, duke inkuadruar ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë (abort), të mbrojtur fuqimisht nga Ministrja e Shëndetësisë, Simone Veil. Disa nga ndjekësit e saj, përfshirë Michel d’Ornano dhe Michel Poniatowski, hynë në një qeveri të hapur për figurat e shoqërisë civile, të tilla si Jean-Jacques Servan-Schreiber dhe Françoise Giroud, e emëruar Sekretari e Shtetit për Statusin e Grave. Ai u mund pas nje mandati 8 vjeçar nga François Miterrand.