MALI I ZI– Ilir Gjoka, 28-vjeçari që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e partneres së tij, 19-vjeçares shqiptare, Shejla Bakija është vetëdorëzuar në polici. Mediat lokale bëjnë me dije se Gjoka ka shkuar vetë me këmbët e tij në komisariat në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.
Ende nuk janë zbardhur detaje në lidhje me dëshminë që ai mund të ketë dhënë para policisë.1
Shejla Bakija u vra të mërkurën nga partneri i saj, Ilir Gjokaj. Autori shkoi në banesën e familjes së Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19-vjeçares dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i të resë.
Një ditë më parë, Mali i Zi u ngrit në protesta për 19-vjeçaren. Qytetarët kërkonin drejtësi, pasi e reja kishte denoncuar më herët në polici të shoqin, por askush s’kishte marrë masa.