Policia greke ka dhënë detaje mbi operacionin antidrogë të datës 3 dhjetor me përqëndrim në Vougla ku mediat fqinje raportuan fillimisht se një trafikant i rrezikshëm shqiptar ishte arrestuar.
Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar 8 shqiptarë si dhe është zbuluar një shtëpi e shkretë e shndërruar në laborator të mirëorganizuar dhe profesional për të kultivuar kanabisin me teknologji të lartë.
Operacioni u shtri në disa zona e lagje afër Athinës si Vougla, Vyrona, Nea Smyrni, Ano Glyfada apo Avlona të Atikës. Përveç 8 të arrestuarve, ka dhe 7 të akuzuar si anëtarë të kësaj organizate kriminale teksa 2 të tjerë janë ndaluar në paraburgimet ku kanë qenë.
Në total Policia greke i ka sekuestruar kësaj organizate kriminale
-(1,800) fidanë të kanabisit,
-(1) kilogram dhe (355.8) gram kokainë,
-(43) kilogramë dhe (300) gram gjethe kërpi,
-(45) kërcej kërpi,
-(510) gram pluhur me përbërje kimike të panjohur të përshtatshme për falsifikim të kokainës,
-(6) makina,
-(11,505 EUR),
-pistoletë me gëzhojë dhe (41) gëzhoja,
-(2) grushta hekuri,
-(2) peshore precize, (16) pajisjet mobile gjithashtu
pajisje të plota dhe monitorim të ventilimit, elektrifikimit dhe ndriçimit të laboratorëve – kopësht kultivimin e kërpit hidroponik (llambat, dehumidifikuesit, tubat e ventilimit, instrumentet automatike të ujitjes, plehrat, etj.)