Turqi- Një video në Turqi ku një baba var djalin e tij 3-vjeçar në derën e makinës është bërë virale.
Mediat e huaja shkruajnë se ai u filmua teksa bënte këtë akt, dhe më pas video u shpërnda me shpejtësi në rrjet. Policia turke arriti ta gjente atë nga targa e makinës dhe e vuri në pranga.
Pasi u mor në pyetje nga autoritetet policore, babai i djalit u përgjigj se donte ta ndëshkonte djalin për një veprim që e kishte kryer pa pëlqimin e tij.