Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Kosovën janë shënuar 9 humbje jetë të pacientëve që ishin infektuar me covid-19.
Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 680 persona. Për sa i përket të shëruarve, në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë mundur virusin vdekjeprurës, 465 pacientë.
Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 93.655 ndërsa janë shënuar gjithsej 1.915 raste të vdekjes.