Operacioni Forca e Ligjit është ndalur në Durrës dhe Vlorë, ndërsa iu ka kërkuar 3 personave të dënuar që të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve.
Ata janë Elton (Isa) Ferizi, dhe Ilir e Shkëlqim Keka, këta të fundit vëllezër.
Ilir dhe Shkëlqim Keka, rezultojnë të dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim, ndërsa Ferizi për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.