• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Vlera e importeve farmaceutike arrin rekord në dhjetor prej pandemisë, 25 mln euro

02/02/2021
in Ekonomi
0
Vlera e importeve farmaceutike arrin rekord në dhjetor prej pandemisë, 25 mln euro

Vlera e importeve e produkteve farmaceutike shënoi rekord historik gjatë muajit dhjetor si pasojë e kërkesës së nxitur nga pandemia Covid -19. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë dhjetorit 2020 u importuan mbi 3 miliardë lekë produkte farmaceutike ose 25 milionë euro me një rritje 19 për qind me dhjetorin e vitit të kaluar. Vlera e importeve në dhjetorin e vitit 2020 ishte me larta krahasuar me të njëjtin muaj që nga viti 1990.

Pavarësisht se vlera e importeve u rrit, sasia e tyre rezultoi me ulje të lehtë. Kjo tendencë, sipas kompanive të mëdha të tregut, lidhet me faktin se për nevojat pandemike po importohen disa produkte me çmim të lartë. Në total gjatë vitit 2020 importet e produkteve farmaceutike shënuan një vlerë prej 25 miliardë lekësh ose 205 milionë euro me një rritje rreth 4 për qind në raport me një vit më parë.

Në mars- prill, pas karantinës, kompanitë farmaceutike nxituan të importonin, teksa situata ishte e pasigurt, duke krijuar edhe stoqe. Kjo çoi në rënien e importeve në muajt në vijim, duke u rritur sërish më pas ndjeshëm në tre muaj e fundit të vitit 2020, si rrjedhojë e shtimit të kërkesës pas rritjes së rasteve të Covid-19. Burimet nga tregu pohojnë se tendenca e importit të produkteve që lidhen me pandeminë do të jetë e lartë edhe tre muajt e parë të vitit.

Përfaqësuesit e zinxhirit të tregut farmaceutik që nga depot deri të shitjet me pakicë pohojnë se vala e dytë e virusit sidomos përshkallëzimi në nëntor ka nxitur konsumin e shumë medikamenteve.

Mjekët dhe farmacistët pohojnë se pandemia ka rritur shitjet e një bazë të gjerë produktesh farmaceutike që përfshin grupin e suplementeve, vitaminave, antibiotikëve, kortizonikëve, antikaulgulantëve (hollues të gjakut), antiulcerozet, antinflamatorët, antidepresante, antiulceroze etj dhe një sërë preparatesh të tjera mjekësore që nevojiten për trajtimin e pandemisë.

Të dhënat mbi tregtinë me pakicë tregojnë se sektori i farmaceutikës shitjet më të mëdha i realizon në periudhën e dimrit sidomos në muajt, dhjetor, janar dhe shkurt. Ftohja e motit ndikon në përkeqësimin e barrës së sëmundjeve. Temperaturat e ulëta ulin imunitetin e për rrjedhojë rëndojnë sëmundjet kronike dhe e bëjnë më agresiv koronavirusin. Për këto arsye instituti i Shëndetit Publik kanë parashikuar një situatë të rënduar gjatë dimrit.

Të dhënat zyrtare të tregtisë me pakicë nga INSTAT që nga viti 2005 tregojnë se shitjet e medikamenteve janë përafërsisht 30% më të larta në periudhën e dimrit teksa rënia më e madhe shënohet në muajt e verës. Ky cikël lidhet me ndryshimin e motit dhe shtimin e virozave, të cilat nxisin shitjet.

Marrë nga Monitor.al

Tags: importet farmaceutikeinstatPandemirekord
Previous Post

Çfarë është çertifikata e vaksinimit dhe si do të funksionojë ajo?

Next Post

Mjeku infeksionist: Edhe në Shqipëri ka raste të variantit të ri të koronavirusit

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Mjeku infeksionist: Edhe në Shqipëri ka raste të variantit të ri të koronavirusit

Mjeku infeksionist: Edhe në Shqipëri ka raste të variantit të ri të koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.