Dy automjete janë djegur në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth pak pas mesnatës në lagjen “Pavarësia”.
“Më datë 03.01.2021, rreth orës 00:37, në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetaseve K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.