KOSOVË- Votat e diasporës në Kosovë kanë nisur numërimin ditën e sotme. Deri tani janë numëuar 17, 159 vota nga 56, 910 që janë aprovuar.
Sipas të dhënave të deritanishme kryeson VV me mbi 12 mijë vota, në vend të dytë është PDK-ja me rreth 1, 5 mijë vota, në vend të tretë është LDK-ja me mbi 1.4 mijë vota, në vend të pestë qëndron AAK-ja me mbi 700 vota dhe në fund është NISMA me 162 vota.
TABELA:
LVV – 12,700 vota
PDK – 1,499 vota
LDK – 1,440 vota
AAK – 732 vota
NISMA – 162 vota
Ndërkohë që ditën e djeshme në Kosovë, janë numëruar votat me kusht, ku nga 29, 490 vota gjithsej, 14, 939 vota ka marrë VV, PDK-ja ka marrë 4,997 vota, në vend të tretë është LDK-ja me 2,944 dhe në vend të katërt ështe AAK me 2,167 vota.