Vëllezërit Mihal dhe Anxhelo Llangozi, të cilët mbetën të plagosur nga përplasja me armë në Neos Kosmos të Athinës, ku vdiq babai i tyre Edmond Llangozi kanë dhënë dëshminë e tyre në polici duke përshkruar me detaje autorët.
“Vrasësit ishin me origjinë shqiptare”, thanë vëllezërit, shkruajnë mediat greke. Një prej djemve rrëfeu me detaje skenën e vrasjes duke thënë se pas një përleshje, një prej tyre nxori armën dhe filloi të qëllonte në drejtim të familjes. Për pasojë, një plumb qorr kapi edhe kamerieren e lokalit ku ndodhi vrasja. Nga 8 gëzhoja që u gjetën në vendin e ngjarjes, vdiq në vend babai, i cili doli përpara djemve për t’i mbrojtur. Në xhamin e kafenesë mbetën vrimat e lëna nga plumbat dhe njollat e gjakut të viktimës e të lënduarve.