Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Si rrjedhojë ka qëlluar me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin Jurgen Duka (Mëziri). Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 29-vjeçarit, Jurgen Duka, gjatë mesnatës në një market në Tiranë. Blutë njoftojnë se kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili është shtetasi Arbër Sula, 27 vjeç, banues në Sauk, agjent krimesh në Dibër. Në momentin e krimit ai ishte jashtë shërbimi.
“Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes. Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit J. D. (M.), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes”, bën të ditur policia.