Protesta e zhvilluar në Tiranë për të kërkuar të drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie, ka gjetur mbështetje të madhe edhe në rrethe.
Së fundmi, përvec Lezhës dhe Korcës, një tjetër protestë është zhvilluar në qytetin e Lacit e cila ka zgjatur rreth një orë. Qytetarët kanë bërë një marshim paqësor dhe kanë ndezur qirinj në kujtim të Klodjanit.