Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano këtë të mërkurë ka folur për herë të parë për vrasjen e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit që u vra nga fqinji i tij, Klodian Çalamani në fshatin Gracalli të Fierit.
Nano tregoi se ndaj tij ka pasur të dhëna se ka qenë një hajdut banesash dhe nuk ka pasur kallëzim në fushën e abuzimit seksual.
“Në 16 nëntor u arrestua në flagrancë në Gracalli agresori që kishte groposur një të mitur. Ka pasur të dhëna se ai ka qenë hajdut banesash. Nuk ka pasur kallëzime në fushën e abuzimit seksual”, tha Nano.