Piloti 32 vjeçar grek që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij britanike vetëm 20 vjeç është shprehur i penduar dhe ka kërkuar falje para hetuesve.
Mediat greke bëjnë me dije se tashmë në fokus të kësaj ngjarje të rëndë është fati i vogëlushës e cila ka mbetur e vetme.
Avokati i tij , Vassilis Spyrou, ka bërë me dije se klienti i tij nuk është në gjendje të mirë psikologjike dhe vëmendja e tij është vetëm tek foshnja.
Gjithçka që i intereson është fëmija i tij. Shqetësimi i tij ka të bëjë me të ardhmen e fëmijës, sepse ai ka dëgjuar gjëra të ndryshme, se fëmija do të shkojë në një familje kujdestare, se do ta humbasë atë nga jeta e tij,” ka thënë avokati i Babis.
Ai gjithashtu tha se familjet e Caroline dhe Babi janë në një marrëveshje rreth fëmijës dhe prindërit e këtij të fundit kanë kërkuar që të rrisin fëmijën.
Në fund, ai theksoi se kemi të bëjmë me një krim të rrëfyer dhe se ai nuk pyeti për dënimin e tij. Ai e kupton dhe dëshiron të dënohet për atë që bëri. Ai nuk është përpjekur të justifikojë veprimet e tij dhe ka kërkuar falje.
“Vrasja nuk ishte planifikuar paraprakisht. Nuk kishte asnjë përfshirje të një personi të tretë”, ka thënë avokati.
Ndërkohë nga ana tjetër avokati tjetër i pilotit 32-vjeçar, Alexandros Papaioannidis , kërkoi falje në emër të klientit të tij për vrasjen e Caroline 20-vjeçare në Glyka Nera .