• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Vuçiç: Serbia, e gatshme për të nënshkruar marrëveshje me Kosovën për të pagjeturit

14/06/2022
in Kosova
0
Vuçiç: Serbia, e gatshme për të nënshkruar marrëveshje me Kosovën për të pagjeturit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën për personat e zhdukur në luftë.

“Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje për personat e pagjetur. Jemi të vetëdijshëm se duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit”, tha Vuçiç pas vendosjes së kurorave me lule në Monumentin e Heronjve të Koshares, në Beograd. Ekipet nga Kosova dhe Serbia janë takuar disa herë për të diskutuar çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, më 1998-99.

Kjo çështje është ngritur edhe në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, i cili zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Një diplomat i lartë i BE-së ka thënë në fund të prillit se Kosova dhe Serbia janë “shumë afër” nënshkrimit të dy marrëveshjeve për personat e zhdukur, por zyrtarisht, deri më tani, nuk është arritur ndonjë e tillë. Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Velko Odalloviç, të shkarkohet nga pozita e kreut të Komisionit serb për Personat e Zhdukur, pasi ai është anëtar i Partisë Socialiste të Serbisë. Kjo e fundit, në vitet 1990, është udhëhequr nga presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000.

Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten ende mbi 1,600 persona. Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

Në kërkimet e fundit që janë bërë në lokacionin Shtaval, në jug të Serbisë, është thënë se nuk janë gjetur mbetje mortore. Kërkimet atje janë zhvilluar për 13 ditë në muajin maj. Komisioni i Qeverisë së Kosovës për Personat e Pagjetur ka thënë se, edhe pse ka kërkuar vazhdimisht nga përfaqësuesit e institucioneve serbe që të ndajnë informacione nga arkivat e tyre, përfshirë edhe për Shtavalin, “një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

Megjithatë, Odalloviç e ka mohuar këtë.

Vuçiq i vendosi kurorat me lule me rastin e 23-vjetorit të përfundimit të betejës në Kosharë – Komuna e Ferizajt – midis pjesëtarëve të ushtrisë së atëhershme jugosllave dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Beteja ka zgjatur disa javë në pranverë të vitit 1999, duke lënë dhjetëra luftëtarë të vrarë në të dyja anët.

Për deklaratat e Scholzit: “E jona është të negociojmë”

Vuçiq komentoi të martën edhe deklaratën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili, gjatë një vizite në Kosovë, më 10 qershor, ka thënë se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës.

“E jona është të negociojmë”, tha Vuçiç.

“Sa i përket cenimit të shtetësisë dhe integritetit territorial, ne e respektojmë të drejtën publike ndërkombëtare, në të cilën thirret e gjithë bota. Ne vetëm përsërisim atë që Perëndimi vazhdimisht e thotë kur bën thirrje për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se, gjatë periudhës së ardhshme, pret kritika “të ashpra” ndaj Serbisë për Kosovën dhe për “mosvendosjen e masave kufizuese” ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

I pyetur nga gazetarët nëse kritikat që vijnë nga Bashkimi Evropian janë të rrezikshme, Vuçiç tha se ato “nuk janë naive”.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme, por zbatimi i shumicës së tyre ka ngecur.

Kancelari Scholz ka takuar javën e kaluar në Beograd edhe Vuçiçin.

Gjatë një konference të përbashkët për media, Vuçiç ka thënë se “sot [10 qershor], për herë të parë, ka dëgjuar në konferencën për media në Prishtinë, që dikush nga Bashkimi Evropian po kërkon që dialogu i Brukselit të rezultojë me njohje reciproke”./ Rel

Tags: kosovakrimet ne kosoveserbiavucic
Previous Post

Balla: Nesër mbahet mbledhja e parë e komisionit të Reformës Territoriale

Next Post

Ulet lehtë çmimi i vajit, grosistët: Zbutja nga importet e Ukrainës, por konsumi është në rënie

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Ulet lehtë çmimi i vajit, grosistët: Zbutja nga importet e Ukrainës, por konsumi është në rënie

Ulet lehtë çmimi i vajit, grosistët: Zbutja nga importet e Ukrainës, por konsumi është në rënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.