Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar sot me ambasadorin rus në Beograd, Aleksander Boqan-Kharqenko. Qëlloimi i takimit të tyre ka qenë sasitë e tjera të vaksinës Sputnik V në Serbi.
Megjithatë, Vuqiç dhe ambasadori rus kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, e që për presidentin serb ditë të vështira e presin Serbinë, shkruan Tanjug.
Vuçiç po ashtu ka thënë se në Bruksel do të luftojë për të mbrojtur interesat e shtetit dhe për kompromis me Kosovën.Boqan-Kharqenko ka konfirmuar përkrahjen aktive të Rusisë për mbrojtjen e normave të ligjit ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Serbisë.