ELBASAN– Videoja që po shikoni tregon shtëpinë e Talo Çelës, pas shpërthimit me tritol. Siç shihet dhe nga pamjet, vila e braktisur, pasi brenda saj nuk jetonte njeri, është rrethuar nga efektivë të shumë, të cilët kanë krijuar dhe perimetrin e sigurisë me anë të shiritit të verdhë.
Kati i parë i shtëpisë është copëtuar në dyer dhe në xhama, si pasojë e lëndës shpërthyese. Gjithçka ndodhi rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i Ri. Bnaesa ku shpërtheu dhe eksplozivi është vetëm 150 metra larg vendit ku u vra vëllai i Talo Çelës, Bujari.