• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Yield-et e bonove 12-mujore bien sërish, në nivelin më të ulët nga qershori 2019

18/06/2021
in Ekonomi
0
Yield-et e bonove 12-mujore bien sërish, në nivelin më të ulët nga qershori 2019

Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 1.46%, nga 1.52% në ankandin e mëparshëm.

Yield-i i regjistruar në ankandin e kësaj jave shënon nivelin e ri më të ulët të dy viteve të fundit. Kurba në rënie e yield-eve shpjegohet kryesisht me gjendjen mjaft likuide të sektorit financiar në vend dhe interesin e lartë të investitorëve për të blerë instrumentet e borxhit të qeverisë.

Nga 8.14 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, kërkesat totale në ankand arritën vlerën e 10.4 miliardë lekëve. Në veçanti, prorata (pjesa) e ofertave konkurruese të pranuara po qëndron në nivele të ulëta, me 28.14%. Ky tregues është rritur nga ankandi i fundit, kur pati prekur nivelin 7.99%, por sërish kjo nuk e ka frenuar rënien e yield-eve. Me sa duket, pritshmëritë e investitorëve janë ende në krahun rënës dhe kjo është reflektuar në ofertat që kanë paraqitur në ankand.

Këtë javë u zhvillua edhe ankandi i bonove tremujore, ku yield-i mesatar i ponderuar rezultoi 0.96%, me një rritje shumë të lehtë nga niveli 0.89% i ankandit të mëparshëm, që ishte zhvilluar në muajin maj. Në këtë ankand, Ministria e Financave shiti 858 milionë lekë bono dhe kërkesa ishte e njëjtë me shumën e shpallur për financim. Me sa duket, në ankand janë paraqitur vetëm mbajtësit e bonove të maturuara, që kanë zgjedhur t’i riinvestojnë shumat e mbajtura. Kjo kërkesë më e ulët nga tregu mund të shpjegojë rritjen, sado të vogël, të yield-eve për këto instrumente. Për shkak të kthimeve relativisht të ulëta dhe maturimit të shpejtë, bonot 3 dhe 6 mujore tërheqin më pak interes nga investitorët krahasuar me titujt më afatgjatë.

Gjendja e mirë e likuiditetit në treg dhe politika e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, me nivel shumë të ulët të normës bazë dhe me akses të pakufizuar në likuiditet për bankat tregtare, ka bërë që pritshmëritë e aktorëve të tregut të ngelen të orientuara drejt ruajtjes së normave të ulëta të interesit në afatin e shkurtër. Sipas Bankës së Shqipërisë, ruajtja e stimulit monetar është e domosdoshme për të mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë nga efektet e rënda të krizës që solli pandemia.

Rënia e yield-eve është favorizuar edhe nga zhvillimet në krahun e ofertës së titujve. Për tremujorin e dytë të vitit, qeveria shqiptare planifikoi një huamarrje totale, duke përfshirë edhe rifinancimet, prej rreth 89 miliardë lekësh, nga pothuajse 97 miliardë lekë në tremujorin e parë. Kjo nënkupton një kërkesë në rënie për financim dhe më pak trysni për rritje të yield-eve. Për tremujorin e tretë kalendari i huamarrjes nuk është publikuar ende, megjithatë nuk pritet ndonjë luhatje që të mund të ndikojë shumë balancat e tregut.

MONITOR

Tags: banka e shqiperisebono 12 mujoreYield-et e bonove
Previous Post

Mbi 4 milionë vdekje nga COVID-19 në botë

Next Post

Dita nis me temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Dita nis me temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit

Dita nis me temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.