Është zbuluar identiteti i autorit i cili vrau me thikë 21-vjeçarin shqiptar, Renato Geci, në Britaninë e Madhe. Sipas mediave vendase, ai është Shaddai Smith, 31 vjeç, nga Romford.
Po ashtu së bashku me të policia ka arrestuar edhe një grua 27-vjeç e cila akuzohet se ka ndihmuar 31-vjeçarin të fshihet.
Renato Geci u vra me thikë më 22 Mars, pranë një shtëpi në Granville Avenue, Hounslow. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:22 të natës. Bashkë më të në vendin e ngjarjes u gjet edhe një person tjetër i plagosur po me thikë, por emri i tij nuk është bërë i ditur.