Met Gala e vitit 2023 do t’i bëjë ndjekësit të “fluturojnë”. Të mërkurën, “Vogue” zbuloi yjet që do të prezantojnë në tapetin e kuq, si dhe kodin zyrtar të veshjes për eventin e 1 majit, i cili do të nderojë të ndjerin Karl Lagerfeld.
Anna Wintour ka zgjedhur Dua Lipën, Penélope Cruz, Roger Federer dhe Michaela Coel për t’u bashkuar me të si bashkë-prezantuese të mbrëmjes, e cila do të nderojë punën e Lagerfeld për Chanel, Fendi, Chloé, Balmain dhe markat e tij me emër. Ekspozita shoqëruese, e titulluar “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty,” do të shfaqë 150 pamje të dizajnuara nga Lagerfeld gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, të kuruar nga Andrew Bolton, kurator përgjegjës i Institutit të Kostumeve dhe bashkëpunëtorja e vjetër e Lagerfeld Amanda Harlech, e cila shërben si konsulente krijuese e ekspozitës. Kodi i veshjes është i thjeshtë: “Për nder të Karl”.
Ndërkohë që shumë yje e kanë sportuar më parë Chanel-in në tapetin e kuq të Met Gala—përfshirë Anna Wintour, e cila ishte një mike e ngushtë e Lagerfeld-it.
Mbetet për t’u parë nëse të ftuarit do të veshin veshjet origjinale të Lagerfeld nga gjithë karriera e tij e gati shtatë dekadave, veshjet aktuale nga Chanel apo edhe veshje thjesht frymëzuar nga legjenda e modës.