Turqi- Në ditët në vijim pritet që ministrat e jahstë të dy vendeve të mbajnë një takim.
Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu në një deklaratë surprizë e ka cilësuar homologun grek Dendias si një mik të tijin shumë të mirë dhe se në ditët në vijim do të takohen.
Për më tepër Çavuşoğlu thekson se tashmë ka një dritare mundësishë për dialog pas tensioneve të njëpasnjëshme në Egje.
“Tani për tani, ka një dritare mundësish për një dialog më të mirë me Greqinë. Dhe ne kemi në plan të takohemi në javët e ardhshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili është gjithashtu një mik i imi shumë i mirë,” tha ministri i Jashtëm turk.
Këto deklarata ministri turk i bëri në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun portugez Augusto Santos Silva. Tashmë Portugalia ka marrë për 6 muaj Presidencën e BE dhe Çavuşoğlu e sheh këtë si mundësi që Turqia dhe BE të shkruajnë një faqe të re.