KOSOVË- Teksa ka mbetur një javë nga zgjedhjet lokale në Kosovë, kryeministri i vendit, Albin Kurfti me anë në të një videomesazhi i ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës që të votojnë kandidatët e Lëvizjes VetVendosje.
Në një status në Facvebook ai është shprehur se programet dhe kandidatët e VV-së do të bëjnë të mundur kthimin në ‘identitet’ të komunave.‘Tash që i ke ndezur motorat, ndezi edhe turbinat, e në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara.Sepse bashkë do të qeverisim.’-shkruan ndër të tjera Kurti.
Postimi i plotë:Qytetar i dashur!Kjo është java e fundit!Voto programin konkret dhe kandidatin e Lëvizjes, që ta kthejmë komunën nga e mbara.Aktivist i dashur!Tash që i ke ndezur motorat, ndezi edhe turbinat, e në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara.Sepse bashkë do të qeverisim.Voto 144.