Opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja shpalli të dielën në mbrëmje fitoren e saj në zgjedhjet lokale në të cilat qytetarë votuan për drejtuesit e 80 komunave, dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit lokal, si dhe këshillat e komunave.
Edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në përpunimin kompjuterik të të dhënave nxjerr fitues opozitën maqedonase, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga KSHZ-ja. Nga LSDM thonë se beteja nuk ka përfunduar duke rikujtuar rrethin e dytë zgjedhor, por edhe kjo parti ka shpallur fitoren në disa komuna që në rrethin e parë zgjedhor.
Lidhur me procesin zgjedhor, vlerësimet e tyre i kanë dhënë edhe partitë shqiptare. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shpallur fitoren e partisë së tij në tri komuna dhe epërsinë në rrethin e partitë në më shumë komuna tjera.